Yllka Gashi e meriton çmimin Oscar

30 janar 2022 | 12:58

Shkruan: Astrit Gashi

Sot shikova filmin më të mirë që është realizuar i cili pasqyron historinë më të dhimbshme të luftës plagë të cilat ende nuk janë shëruar. Filmi Zgjoi në regji të Blerta Bashollit është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes.

Kur sot një mikë e sugjeroj të shohë me ktheu ne vitin 1999.

E përjetova filmin shumë hyra brenda tije por nuk u pajtova me regjisoren për paragjykimet ndaj grave dhe kjo pjese nuk është reale regjisorja ka dështuar..

Por filmi mund te kishte pjese tjera qe janë shume me ndjeshme.

Unë i kam dy vëllezër te zhdukur dhe pjesa me e rende është ajo kur persona të pandërgjegjshëm sajojnë rrena të ndryshe se ku i kanë parë të zhdukurit për herë të fundit. Madje shkojnë aq larg se thonë janë në këtë burg apo në atë qytet

Këtë unë dhe familjet tona e kanë vuajtur me se shumti. Kjo pjese ishte dashur të zëvendësohet me paragjykimet….

Kjo ndodhte ne vitet e para sepse me kalimin e kohës ne si familjare bindemi se ata nuk do ti shohim. Njërin nga vëllezërit ju gjeten eshtrat 15 vjet më vonë. Edhe pse e rende është lehtësim shpirtërore që ke një vend ku mund të ngushëllohesh. Filmi ishte fantastik duhet më shumë filma të tillë.

Yllka Gashi e meriton çmimin Oscar për interpretim fantastik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) është duke vazhduar të…