Kryetari i Junikut emëron drejtorët e të gjitha drejtorive. Këta janë emrat

30 janar 2022 | 20:51

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka emëruar drejtorët e të gjitha drejtorive në këtë komunë.

Ai ka bërë me dije se 43% e drejtorëve të drejtorive përbëhet nga gratë, sikurse që është premtuar gjatë fushatës zgjedhore.

“Duhet cekur po ashtu se shumica e drejtorëve të drejtorive apo rreth 62.5% duke përfshirë edhe nënkryetarin e Komunës, janë nën moshën tridhjetë (30) vjeçare. Në këtë mënyrë, ne kemi mbajtur fjalën e dhënë se Komuna e Junikut do të udhëhiqet nga të rinjtë dhe nga gratë e Junikut”.

“Përtej këtij fakti, të gjithë drejtorët e drejtorive kanë përgatitje të lartë shkollore dhe kualifikimet e nevojshme për pozitën që do të ushtrojnë. Prandaj mund të konfirmohet se sinonimet e përbashkëta për të gjithë anëtarët e kabinetit të Komunës së Junikut janë profesionalizmi i tyre, ndershmëria, integriteti dhe llogaridhënia para qytetarëve të Junikut”, ka shkruar kryetari Shehu në llogarinë e vet né “Facebook”.

Kjo është përbërja e qeverisjes Komunale në Junik:

Besart Tofaj – Nënkryetar i Komunës së Junikut;
Leonora Shehu – Drejtoria për Administratë të Përgjithshme;
Vjollca Qestaj – Drejtoria për Buxhet dhe Financa;
Gentiana Tofaj – Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim;
Zenun Shala – Drejtoria për Urbanizëm, Kadastër dhe Mjedis;
Xhavit Velijaj – Drejtoria për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport;
Fatos Shala – Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale;
Demokrat Ganijaj – Drejtoria për Shërbime Publike, Inspeksion, Mbrojtje dhe Shpëtim.

Ndërkaq Arton Gaxherri është emëruar në pozitën “zyrtar për marrëdhënie me publikun” në Komunën e Junikut.

“Kjo përbërje si e tillë është prezentuar edhe para Kuvendit Komunal të Junikut me datë 28.01.2022. Me këtë rast kemi konfirmuar se për secilin nga drejtorët e drejtorive, do të bëhet vlerësimi i performancës vjetore të punës. Në këtë mënyrë, secili drejtor do të mbahet përgjegjës për punën e vet. Përtej këtij fakti, konsideroj se përmes bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, do të zbatojmë programin tonë qeverisës për të mirën e të gjithë qytetarëve të Junikut pa dallim”, ka thënë kryetari Shehu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agim Hazrolli kirurg me profesion i shkolluar në Lubjlana u…