KOMANDANT LTC JEFFREY SNOW DHE FLAMURI AMERIKAN

30 janar 2022 | 22:16

Ismet Sylejmani

Komandanti i forcave ushtarake amerikane të KFOR-it për Gjilan,Novobërdë dhe tërë vijën kufitare me Serbinë dhe Maqedoninë LTC Jeffrey Snow, në shenjë falenderimi për bashkëpunim dhe kontribut me US ARMY, gjatë ushtrimit të funksionit tim, Shef për Mardhënie me KFOR i UÇK-së në Zonën Operative të Karadakut dhe më vonë Shef për Informim i Zonës së 6-të TMK-së, pas largimit nga ushtria dhe kalimit në LPK, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Rrethit të LPK-së së Gjilanit, solemnisht e në prani të Kryesisë së Këshillit të Rrethit, ma dorëzoi Flamurin Amerikan!

Ishte nderim i madh për mua, por edhe vlerësim i lartë për LPK-në dhe veprimtarinë që po zhvillonim në Komunë të Gjilanit dhe më gjerë!

Sikur atëherë që e kamë falenderuar, edhe sot e përgjithmonë i jamë mirënjohës pafundësisht ushtarakut lartë të US ARMY, mikut tim të nderuar LTC Jeffrey Snow!

Flamuri Amerikan, krahas atij kombëtar e shtetërorë të Kosovës, do të qëndrojë në zyren time, në familjen time e do tu dorëzohet pasardhësve të mij, do të ruhet përgjithmonë me respekt e nderim maksimal personal e familjar në familjen Sylejmani!

Flamuri Amerikan do të ruhet me kujdese e respekt maksimal, ashtu sikur edhe falënderimi e mirënjohja për Ameriken, për kontributin kolosal e vendimtarë dhënë çlirimit të Kosovës nga Serbia pushtuese, është dhe do të mbetet e pashlyer në memorien e Kombit tonë!

Faleminderit gjithmonë!

Prishtinë, 30 Janar 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët e Kosovës janë aktivizuar për të shpërndarë sa më…