PSD-ja nesër mbanë konferencë për media

30 janar 2022 | 22:24

Partia Socialdemokrate nesër do të mbajë konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, ku nuk janë dhënë më tepër detaje.

“Nesër, me datën 31 janar (e hënë), prej orës 10:00, PSD-ja do të mbajë mbledhje të kryesisë. Më pas, në ora 13:00, do të mbahet konferencë për media në zyrën qendrore të PSD-së, në rrugën Bajram Kelmendi, Nr 68”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj sot gjatë ditës është deklaruar për protestën e djeshme ku ai goditi me shuplakë një zyrtar policor.

Molliqaj tha se ndjen keqardhje për atë që ka ndodhur dhe shtoi se i takon atij të marr përgjegjësinë për incidentin.

Ai tha se e kishte shtyer njërin nga policët dhe mohon se të njëjtin e kishte goditur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Agron Krasniqi Na linden e na rriten Me vuajtje…