Sot, dita e fundit që presidentja duhet të dalë dhe ta mbrojë interesin e qytetarëve

31 janar 2022 | 11:00

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se sot është dita e fundit që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të dalë dhe të mbrojë interesin e qytetarëve të Kosovës në lidhje me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

“Presidente, vepro e pavarur nga kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje: Dil dhe mbroje interesin e qytetarëve të Kosovës. Presidente, dil dhe kundërshtoje shtrenjtimin e energjisë elektrike”.

“Presidente, mos rri në rrugën e Kryeministrit Kurti. Paralajmërimi i tij se nuk ka zgjidhje tjetër përveç shtrenjtim të energjisë elektrike, nuk duhet të vlejë si parashkrim i qëndrimit tënd”, ka shkruar Deliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëluftëtarët dhe bashkëveprimtarët e shumtë kanë bërë homazhe në Prishtinë…