Rama premton që kryeqyteti do ta ketë zonën e vet ekonomike

31 janar 2022 | 13:31

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur sot në takim përfaqësues të Klubit të Prodhueseve, me të cilët ka diskutuar rreth kërkesës së tyre që Prishtina ta ketë zonën e vet ekonomike.

“Kjo zonë, të cilën e kam edhe premtim elektoral, do të shërbej edhe si qendër e kreativitetit/inovacionit ku mund të kryhen shërbime të shumta”.

“U paraqiten sfidat të cilat kompanitë vendore ballafaqohen dhe si mund të punojmë së bashku që në të ardhmen e afërt të evitojmë disa prej tyre sepse bizneset janë shtylla e një vendi, dhe duhet të fuqizohen”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se ekonomitë e…