Ibrahimi: Kosovës i duhen 150-200 milionë euro për tejkalimin e krizës energjetike  

31 janar 2022 | 15:37

Analisti Ilir Ibrahimi ka treguar se për të tejkaluar krizën energjetike Kosovës i duhet 150 deri në 200 milion euro.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto para do të paguhen qostë përmes rritjes se çmimit të energji, qoftë përmes subvencionimit nga buxheti i shtetit.

“Për të tejkaluar krizën energjetike dhe për të siguruar mbijetesën e gjithë sektorit, do të duhen rreth 150-200 milionë EURO.  Tash a gjinden këto para përmes rritjes së çmimit, apo përmes subvencionimit nga buxheti, është çështje që mund të shoshitet.  Në fund, që te dyja i paguan qytetari. Debatet tjera janë fjalë koti për konsum votash”, ka shkruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Berat Armagedoni Meqë s’e përkujtuan më 12 janar institucionet dhe…