Ambasada amerikane mirëpret vizitën e Lajçakut dhe Escobarit në Kosovë

31 janar 2022 | 15:54

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka shkruar në “Twitter” për vizitën në Kosovë të përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe të dërguarit të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Gabriel Escobar.

“Mezi presim që së shpejti t’i mirëpresim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar në Kosovë!”, është thënë në ‘cicërimën’ e ambasadës amerikane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari Labinot Tahiri, thotë se nesër do ta vizitojë profesorin…