Ky është transferi i fundit nga City

31 janar 2022 | 16:18

Skuadra kampione e Anglisë, Manchester City ka njoftuar se ka nënshkruar me yllin e River Plate, Julian Alvarez. 22-vjeçari të hënën nënshkroi marrëveshje pesëvjeçare e gjysmë me kampionin e Premierligës.

Por përfaqësuesi i Argjentinës do të qëndrojë në River Plate deri në përfundim të këtij sezoni dhe do t’i bashkohet skuadrës së Pep Guardiolës në verë.

Alvarez shihet si njëri prej sulmuesve më të talentuar me të ardhme të ndritur dhe shumë klube evropiane ishin në garë për të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës i ka dërguar…