Presidenca çon komentet në ZRrE: Struktura tarifore të mos jetë diskriminuese

31 janar 2022 | 16:17

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës i ka dërguar komentet për strukturën e re tarifore të propozuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

Sipas njoftimit të Presidencës, në këtë dokument janë paraqitur qëndrimet e Zyrës së Presidentes lidhur me strukturën e re tarifore të propozuar nga ZRRE-ja dhe janë dhënë rekomandime konkrete të cilat do të rezultonin me respektim të parimit të mosdiskriminimit, përballueshmërisë, qasjes së barabartë dhe furnizimit të rregullt me energji.

“Për Presidenten e Republikës së Kosovës, objektiv kryesor mbetet respektimi i parimit të përballueshmërisë, qasjes së barabartë, dhe furnizimit të rregullt me energji elektrike. Nisur nga kjo, kërkohet nga ZRRE që, ashtu siç e ka cekur vet në dokumentin e publikuar, të sigurohet që ‘konsultimi publik [të jetë] në qendër të politikave rregullatore efektive. Respektivisht, ZRRE-ja ftohet që me seriozitet t`i trajtojë komentet dhe rekomandimet e palëve të interesit dhe t’i integrojë ato në mënyrë adekuate në dokumentin final, në mënyrë që struktura e re tarifore të mos jetë diskriminuese dhe e papërballueshme ndaj grupeve të caktuara të konsumatorëve në vend”, është thënë në komentet e Presidencës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur…