Drejtori i ATV-së ka dy fjalë për ditëlindjen e tv-së

31 janar 2022 | 16:27

Shkruan: Ilir Tafa


Të dashur miq,

kolegë, bashkëpunëtorë dhe staf të RadioTelevizionit ATV!

Sot në ditëlindjen e parë të ATV-së, dëshiroj t’ ju falënderoj publikisht të gjithëve dhe secilin nga ju veç e veç, për angazhimin, përkushtimin, durimin dhe profesionalizmin e treguar në ngritjen e ATV-së, si një lider në ardhje në tregun medial në Kosovë.

Në këtë ditë festive për të gjithë ne, e them me shumë krenari se ATV për më pak se një vit tejkaloi të gjitha projeksionet e pritshmërive tona, duke u radhitur në mesin e kanaleve më të shikuara në Kosovë dhe jo vetëm. Kjo falë angazhimit të secilit nga ju!

Nëse më thoni si ishte? Natyrisht se nuk ka qenë aspak e lehtë. Ishte një vit përplot sfida, të papritura dhe befasi, por që ia dolëm suksesshëm besoj unë.

Për më pak se një vit, arritëm të krijojmë një ekip gazetarësh, shumica sish në proces studimesh, dhe raportuam nga çdo skaj i Kosovës, sollëm ngjarje e ndodhi edhe nga rajoni, mbuluam tri palë zgjedhje dhe nuk lamë problem pa prekur, pa modesti, profesionalisht dhe saktë!

Programet tona argëtuese, u bënë tema diskutimi në çdo familje dhe në çdo rreth shoqërorë, në të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë. Me angazhimin tonë ne sollëm për çdo ditë në shtëpitë tuaja emisione të rregullta ditore, mbushëm fundjavat me programin tonë dhe arritëm të krijojmë një program të plotë festiv në festat e fundvitit, çfarë do të mbahet mend!

Përkundër këtyre rezultateve, unë vazhdoj të jem kërkues dhe të mos kënaqem me këto, sepse e di që kapacitetet tona infrastrukturore, teknike e krijuese janë shumë më të mëdha, andaj nuk do të ndalemi së punuari për të bërë edhe më shumë!

Të respektuar dëgjues dhe shikues besnikë të ATV-së,

në përvjetorin tonë të parë, nga zemra ju falënderoj që nuk iu ndatë kanalit tonë dhe kërkuat me ngulm prezencën tonë çdo ditë! ATV sapo ka nisur rrugëtimin e vet dhe ju premtoj se kjo rrugë nuk do të ndalet! ATV do të vazhdojë të rritet edhe më tej për të sjellë më të mirën te ju dhe për t’ ju bërë krenarë që edhe Kosova ka një televizion që do të jetë konkurrent me mediat në rajon!

Viti 2022 do të jetë vit i ATV-së, sepse puna sapo ka filluar!

Shëndet dhe të mira secilit!

ATV LIVE

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kampione e Anglisë, Manchester City ka njoftuar se ka…