Drejtuesit e FFK-së morën pjesë në mbledhjen e TEP-it

31 janar 2022 | 18:04

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe ushtruesi i detyrës i sekretarit të përgjithshëm, Taulant Hodaj, morën pjesë në mbledhjen online të TEP (Top Executive Programme) të UEFA-s.

Në këtë mbledhje në të cilin mori pjesë presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin, u diskutuan disa çështje të rëndësishme në lidhje me futbollin evropian, teksa tema kryesore ishin çështjet që kanë të bëjnë me kompeticionet e UEFA-s, kualifikimet e Evropianit dhe Liga e Kombeve.

Një tjetër pikë e rëndësishme e kësaj mbledhjeje ishte edhe shqyrtimi i plotësimndryshimit të Statutit të FIFA-s, e ku FFK-ja përmes kryetarit Ademi shprehu mbështetjen për UEFA-n rreth plotësimeve që duhet bërë në statutin e FIFA-s.

Kongresi i FIFA-s do të mbahet në muajin mars dhe FFK-ja do të përfaqësohet nga presidenti Ademi dhe ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm Taulant Hodaj. Gjithashtu në këtë takim u diskutuan edhe çështje të tjera me të cilat shqetësohen federatat anëtare të UEFA-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim…