Dështon transferimi i Aubameyangut te Barcelona

31 janar 2022 | 18:31

Pierre-Emerick Aubameyang ishte nisur drejt Katalonjës pa gjetur akord me drejtuesit e Barcelonës dhe ka qenë në pritje të vizitave mjekësore, që nuk janë zhvilluar.

Gabonezi fiton 350 mijë sterlina në javë dhe Barcelona atë rrogë nuk mund ta mbulojë dot për huazimin deri në fund të sezonit.

Katalanasit u befasuan kur panë se Aubameyang ishte në Barcelonë. Kështu që sulmuesi i Arsenalit do të kthehet në Londër dhe marrëveshja nuk do të gjendet. Një aventurë qesharake në këtë ditë të fundit të merkatos.

Sipas asaj që raporton Cadena SER, ka pak hapësirë për manovrim për gabonezin, nëse nuk duan të kalojnë parametrat financiarë, pak më shumë se 2 milionë euro. Do të ishte dashur një përpjekje e madhe financiare nga gabonezi dhe një vullnet i Arsenalit për t’u akorduar me katalanasit.

Lojtari fiton rreth 20 milionë euro bruto në vit në Londër. Një shitje e madhe në orët e fundit të merkatos (Dembele) do të ndryshonte skenarin. Por, kjo nuk ka ndodhur!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelart Tahiri, ka thënë…