Kurti: Jemi të vendosur që integriteti dhe sovraniteti të mbesin të pacenuara

31 janar 2022 | 18:36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e vendosur që integriteti territorial i Kosovës të mbetet i paprekshëm.

Kurti këto deklarime i bëri pas takimit që pati me përfaqësuesin special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe atë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, kryeministri Kurti ka thënë se mbështet procesin e dialogut, që sipas tij duhet të jetë parimor.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e mbështet procesin parimor në Bruksel. Ne jemi të vendosur që integriteti, sovraniteti, kushtetutshmëria tërë kohën dhe kudo të ngelen të pacenuara nga çfarëdo e ndokujt. Unë jam kryeministër i qytetarëve pa dallim, prandaj jam i gatshëm t’i përgjigjem të gjitha kërkesave të qytetarëve të Kosovës. Ne dëshirojmë ndihmën e BE-së. Fondet dhe vlerat evropiane ne i shohim të pashkëputshme ndaj njëra tjetrës”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pierre-Emerick Aubameyang ishte nisur drejt Katalonjës pa gjetur akord me…