![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/04/abdixhiku-2.jpg)
Abdixhiku takon sot Escobarin dhe Lajçakun
01 shkurt 2022
| 08:24
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të zhvilloj sot një takim me Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Dy zyrtarët e lartë ndërkombëtarë po qëndrojnë për vizitë dy ditore në Kosovë.
Dje ata kanë takuar presidenten e vendit dhe kryeministrin e Kosovës mentë cilët kanë diskutuar për dialogun Kosovë- Serbi.
Pasi të përfundojnë vizitën në Kosovë, Escobar dhe Lajçak do të vizitojnë edhe Serbinë.