Uzuni zyrtarizohet në La Liga

01 shkurt 2022 | 09:25

Myrto Uzuni është transferuar në LaLiga nga kampionët e Hungarisë, Ferencvaros. Sulmuesi i Shqipërisë është shitur për 3.5 milion euro.

Ai ka firmosur me Granada për 3.5 vite dhe të provojë eksperiencën e tretë jashtë vendit, pasi ka luajtur në Kroaci me Lokomotiv Zagreb.

Këta të fundit e kishin shitur më parë për 1.8 milion euro te Ferencvaros. Pas Muriqit që kaloi te Mallorca, në LaLiga është shtuar edhe një tjetër shqiptar si Uzuni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thëniet janë ushqimi i zakonshëm në sofrën që shtrojmë bashkë…