Adriano: Interi mund të fitojë Ligën e Kampionëve

01 shkurt 2022 | 11:04

“Interi i ka të gjitha mundësitë për ta fituar titullin, por tani duhet të përqendrohet në derbi. Është një ndeshje e vështirë dhe e një rëndësie të veçantë, ku nuk mund të thuhet se ka favoritë sepse mund të ndodhë gjithçka”.

Me këto fjalë e ka vlerësuar ish-sulmuesi i Interit, Adriano, derbin e së shtunës, duke shkuar edhe më tej: “Mendoj se ata që do të lënë shenjë do të jenë Lautaro dhe Sanchez, të cilët janë futbollistë shumë të fortë”.

Në fund “Pernadori” ka bërë një parashikim edhe për sfidën në Ligën e Kampionëve me Liverpoolin duke mos u ndalur vetëm te kjo fazë:

“Mendoj se Interi ka çdo gjë për të mposhtur Liverpulin, me përkushtim dhe impenjim mendoj se mund të bëhen edhe kampionët e Evropës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë,…