Takimi mbi dy orësh i Memli Krasniqit me Escobarin dhe Lajçakun

01 shkurt 2022 | 11:07

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak si dhe përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialog, Gabriel Escobar janë duke zhvilluar një takim me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Takimi në mes të parit të PDK-së dhe dy emisarëve është duke vazhduar prej dy orëve. Ky takim është duke u zhvilluar larg syrit të mediave, të cilat kanë marrë vetëm pak pamje në fillim.

Ndërsa takimi me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku theksohet të ketë përfunduar.

Duhet përkujtuar që Lajçaku dhe Escobari janë duke qëndruar në Kosovë për një vizitë tri ditore.

Të njëjtit dje kanë takuar presidenten Vjosa Osmani si dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Pas këtyre takimeve në një konferencë për media, Escobari dhe Lajçaku kanë përçuar mesazhin se ShBA dhe BE janë duke punuar së bashku dhe se zhvillimet në kuadër të Kosovës dhe shteteve të rajonit janë shumë të rëndësishme.

Po ashtu është thënë se Kosova duhet të vazhdojë të jetë e angazhuar në dialog, në mënyrë që rruga e saj të jetë drejtë Bashkimit Evropian.

Po ashtu, Lajçaku mbrëmë ka theksuar se në takimin me Osmanin janë dakorduar se duhet pasur angazhim edhe më të madh në kuadër çështjes së të pagjeturve nga lufta në Kosovë.

“Në Kosovë, së bashku me Escobarin kam takuar Vjosa Osmanin dhe ndër të tjera kemi rënë dakord për nevojën e përshpejtimit të punës për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur”, ka deklaruar Lajçaku.

E çështja e personave të zhdukur vazhdon të jetë një ndër çështjet kryesore për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kërkesa për trajtimin e kësaj teme me prioritet vazhdimisht është përcjellë edhe në drejtim të përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, të cilët kanë deklaruar se një kërkesë të tillë e kanë bërë edhe më të zëshme tek përfaqësuesit dhe bashkëpunëtorët e BE-së dhe ShBA-ve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Interi i ka të gjitha mundësitë për ta fituar titullin,…