Hyseni pret në takim kryetaren e Preshevës, temë diskutimi shqiptarët në Luginë

01 shkurt 2022 | 11:25

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur në takim kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Pasi e ka falënderuar për vizitën, kryetari Hyseni ka thënë se me kryetaren Sinani kanë diskutuar rreth situatës aktuale dhe sfidat me të cilat përballën shqiptarët e Luginës.

“Prita në takim kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. Diskutuam rreth situatës aktuale dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët e Luginës. Në përfundim të takimit, ishte konstatim i përbashkët, që të vazhdohet bashkëpunimi me koordinim të ndërsjellë në identifikimin e sfidave, mundësive dhe gjetjen e zgjidhjeve konkrete”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me mbylljen e afatit kalimtar të janarit, këto janë të…