Arrestohen dy persona në Pejë për posedim të armës dhe kërcënim

01 shkurt 2022 | 11:23

Janë arrestuar dy persona në Pejë, për posedim të armës dhe kërcënim.

Policia ka njoftuar i dyshuari ka kërcënuar me thikë të dyshuarin e dytë.

Me këtë rast, policia tek njëri nga të dyshuarit ka konfiskuar armën e tipit “Ekol 99”.

“Policia e Kosovës, stacioni policor në Pejë, me datën 31 janar 2022 është njoftuar për rast kanosje në rrugën ‘Gani Kelmendi’ në Pejë. Njësitet policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarës, sipas të dyshuarit të parë deri sa ishte duke punuar në pronën e tije është kanosur nga i dyshuari i dytë, me një mjet të mprehtë (thikë). I dyshuari i parë është futur në shtëpi dhe ka marrë një armë (pistoletë) dhe i dyshuari i dytë ka ikur nga vendi i ngjarjes. Njësitet policore kanë arrestuar dy (2) të dyshuar nga i dyshuari i dytë është konfiskuar arma e tipit ‘Ekol 99’, në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e procedurës paraprake është bastisur shtëpia e të dyshuarit mirëpo gjatë bastisjes nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme. Të dyshuarit pas intervistimit nga ana e hetueseve, me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksti dhe fotografitë: Gazmend Çitaku Ekspedita për në malin e…