Vizita e përbashkët në Kosovë e Escobarit dhe Lajçakut, e rëndësishme

01 shkurt 2022 | 11:40

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka folur për vizitën e përfaqësuesit special të presidentit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Ajo ka thënë se vizita e përbashkët në Kosovë e emisarëve amerikanë dhe evropianë për dialogun, Escobar dhe Lajçak, është shumë rëndësishme për procesin e dialogut.

“Vizita e përbashkët në Kosovë e emisarëve amerikanë dhe evropianë për dialogun, Escobar dhe Lajçak, ka shumë rëndësi sepse ky është momenti kur Bashkimi Evropian duhet të deklarohet zyrtarisht se angazhohet për dialog që ka në fokus njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu njësojë siç e bëri SHBA-ja, dhe presidenti amerikan Biden gjë e cila u konfirmua edhe nga ambasadori amerikan në Kosovë. Prandaj mendoj se Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë nga BE-ja të deklarohet se angazhohet për njohje reciproke në dialog, duke konfirmuar kështu që janë në linjë të njëjtë me SHBA-të. Është koha dhe i takon BE-së si ndërmjetëse e dialogut të qartësoj qëndrimin e vet, duke konfirmuar qëndrimet e përbashkëta me amerikanët, që i jep kuptimin kësaj vizite të përbashkët”.

“Andaj, jam e bindur se ka ardhur koha që BE-ja të flasë me një gjuhë të qartë dhe të shmanget nga praktikat e mëhershme e komunikimit ambivalent, sepse kjo do të ndihmonte që ky dialog të dalë nga kjo gjendje apatie ku ndodhet tash sa vite….”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë me…