AKP-ja urdhëron televizionin “RTV 21” t’i lirojë hapësirat, niset një betejë ligjore

01 shkurt 2022 | 12:11

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka urdhëruar Radiotelevizionin 21 (RTV 21), të lirojë hapësirat e Pallatit të Mediave në të cilat është vendosur kompania televizive tash e 20 vjet.

Vendimi i AKP-së ka ardhur sipas kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila ka arsyetuar se i hapësirat ku është e vendosur “RTV 21” i nevojiten për nevojat e saj.

Por, “RTV 21” nuk është pajtuar me vendimin e AKP-së. E ka paditur agjencinë për “shkelje gjatë procedurave të likuidimit”.

“Në këtë rast ‘RTV 21’ pret nga gjyqësori vendim i cili mbron investitorin dhe nuk zhvlerëson investimet shumëvjeçare nga ana e RTV21”,  është thënë në reagimin e “RTV 21”.

Ndonëse vendimi i AKP-së parashihte lirimin e pronave më 1 shkurt, “RTV 21” ka njoftuar se ka negociuar me Ministrinë e Brendshme “me ç’rast është shtyrë vendimi për lirimin e hapësirës deri më 31 maj të këtij viti”.

Bordi i drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka marrë vendim për tërheqje të aksioneve dhe vendosje nën administrim të drejtpërdrejt të ndërmarrjes së re “Agrokosova Holding” (ish-ndërmarrja shoqërore “NBI Suhareka”).

“NBI Suhareka/Agrokosova Holding” është privatizuar më 27 gusht 2007 nga blerësit “Gruppo Vinicolo Fantinel” dhe “QMI” përmes metodës së “spin off”-it special në valën e 19-të të shitjes në vlerë prej 4 milionë e 175 mijë e 999 euro.

Vendimi për kthimin nën autoritetin e AKP-së është bazuar në raportet e auditorëve të jashtëm, sipas të cilave vërtetohet qartë se blerësi dhe ndërmarrja e re “Agrokosova Holding Sh.P.K” ka bërë shkelje të rëndë të kushteve të kontratës, respektivisht nenit 6.2.2.a të marrëveshjes së zotimeve për shkak se as nuk kanë përmbushur zotimet për investime e as nuk kanë përmbushur zotimet për punësime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xheisara Frisku, ish banorja e Big Brother Vip, ka folur…