Gjykata Kushtetuese sot shqyrton shkarkimin e Presidentit Meta

01 shkurt 2022 | 12:11

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e shkarkimit nga detyra të Presidentit Ilir Meta pas vendimit të Parlamentit të legjislaturës së kaluar, që miratoi me 104 vota shkarkimin e tij.

Në seancën e Gjykatës Kushtetuese janë të pranishëm kreu i grupit parlamentar të PS-sw, Taulant Balla dhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, si dhe përfaqësuesi ligjor i Presidencës.

Kujtojmë se Kuvendi ka konstatuar 16 shkelje nga ana e Presidentit, që sipas socialistëve, kreu i shtetit me thirrjet e tij ka shkaktuar trazira në vend gjatë vitit të kaluar por dhe ka cënuar marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA dhe shtete të tjera.

Për shkarkimin e Presidentit të Republikës, duhet që 5 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të votojnë pro nga 7 anëtarë që janë aktualisht në përbërje të saj, nga 9 që duhet të jenë në përbërje të saj. /tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kosovare e Privatizimit ka urdhëruar Radiotelevizionin 21 (RTV 21),…