Kosova duhet të përgatitet për parandalimin e zjarreve në sezonin e verës

08 qershor 2018 | 13:37

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka folur reaguar për mundësitë e zjarreve fushore dhe pyjore që mund të ndodhin gjatë muajve të verës në Kosovë dhe masat parandaluese që duhet të ndërmerren.

“Çdoherë para muajve të verës, duhet bërë përgatitjet maksimale profesionale për parandalimin dhe pakësimin e zjarreve fushore dhe pyjore. Duhet të përfshihet komuniteti lokal i atyre zonave ku zakonisht ndodhin zjarret, qoftë me trajnime të pjesëtareve të komunitetit, qoftë me fletushka vetëdijesuese të përgatitura për mënyrën e parandalimit dhe luftimit të këtyre zjarreve”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka bërë me dije se duhet të bëhen fushata senzibilizuese, gjithëpërfshirëse para sezonit të verës, duke paralajmëruar qytetarët për sanksionet ndëshkuese nga shkaktimi i zjarreve të qëllimshme.

“Duke u bazuar në ligjet e Republikës së Kosovës, inicimi i zjarrit që është me rrezik të përgjithshëm është vepër penale dhe sanksionohet me burgim nga 6 muaj deri në 5 vjet”, ka shkruar Ahmeti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe ministri i Punëve të…