![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/Memli-Krasniqi-12.jpg)
Krasniqi takohet me Escobarin e Lajçakun: PDK-ja e mbështetë dialogun me njohje të ndërsjellë
01 shkurt 2022
| 12:34
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë, përfaqësuesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se PDK-ja e mbështetë dialogun me njohje të ndërsjellë.
“PDK mbështetë dialogun si mekanizëm për arritjen e marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron njohjen e ndërsjellë, pa cenuar sovranitetin shtetëror, intergritetin territorial dhe rendin kushtetues”, ka shkruar Krasniqi.