Morina përforcon Trepçën ‘89  

02 shkurt 2022 | 11:27

Ish-kapiteni i Vëllaznimit, Albutrint Morina edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës së Trepçës ’89. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi mitrovicas në faqen zyrtare në “Facebook”.

“Albutrint Morina është zyrtarizimi më i ri i klubit. Mesfushori me eksperiencë mjaftë të madhe në elitën e futbollit kosovar iu bashkohet ‘Minatorëve’ në rrugëtimin tonë për tu rikthyer në elitën e futbollit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e 89-shit, raporton “Epoka e re”.

Albutrint Morina ka luajtur edhe për Feronikelin, FC A&N Prizren, Llapin dhe Drenicën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë që Ligji për…