Zyrtare: Aubameyangu te Barcelona 

02 shkurt 2022 | 12:32

Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang edhe zyrtarisht është lojtar i Barcelonës.

Katalanasit firmosën me sulmuesin nga Gaboni, një kontratë deri në vitin 2025, por gjithashtu edhe me opsion largimi më 30 qershor 2023, ku do të ketë një klauzolë përfundimi prej 100 milionë eurosh.

Aubameyangu mbërriti në “Camp Nou” pasi u largua nga Arsenali pas marrëdhënieve të tensionuara me trajnerin Mikel Arteta që i hoqi shiritin e kapitenin dhe e la jashtë skuadrës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Xherdan Shaqiri shënoi gol me kokë në ndeshjen që…