Fotografia e Rugovës bashkë me figura të shquara botërore ekspozohet në Slloveni

02 shkurt 2022 | 12:34

Fotografia e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës është ekspozuar bashkë me figura të shquara botërore në Lubjanë të Sllovenisë.

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka njoftuar se ekspozita është hapur nga Zyra e Parlamentit Evropian në Slloveni.

“Nga më shumë se 40 personalitete dhe organizata ndërkombëtare laureatë të këtij çmimi prestigjioz, janë ekspozuar fotografitë dhe nga një përshkrim i shkurtër për veprimtaritë e disa prej tyre, duke përfshirë Presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugova”, ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Slloveni.

N fotografinë e Rugovës është vendosur një përshkrimi:  “Presidenti i parë i Kosovës së pavarur ka punuar pareshtur për zgjidhje paqësore dhe dialog dhe ia ka kushtuar jetën rezistencës jo të dhunshme të shqiptarëve të Kosovës kundër represionit serb. Ai njihej si ‘Gandi i Ballkanit’ duke avokuar për konfirmim global të përpjekjeve të shqiptarëve të Kosovës për emancipim politik duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i ofrojë mbrojtje Kosovës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang edhe zyrtarisht është lojtar i Barcelonës. Katalanasit…