Kur LV-ja thoshte se pushteti policor po e arreston Molliqajn dhe kërkonte lirimin e tij

02 shkurt 2022 | 12:39

Kur Dardan Molliqaj ishte njëri nga zyrtarët më të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, kjo parti thoshte se pushteti policor po e arreston atë dhe kërkonte me ngulm lirimin e tij.

Tani kur në pushtet është Vetëvendosje, ish-partia e Molliqajt, ai është arrestuar sërish mbrëmë nga dhjetëra policë para ambienteve të Televizionit 7 teksa po bëhej gati të jepte intervistë.

Në maj të 2015-ës, kur ish-sekretari organizativ i LV-së, Dardan Molliqaj ishte arrestuar, Lëvizja Vetëvendosje akuzonte pushtetin e atëhershëm për përndjekje të qytetarëve në mbrojtje të shtetit të kapur.

Por, nga LV-ja janë përkujdesur që komunikatat ku kërkonin lirimin e Molliqajt t’i fshijnë nga uebfaqja zyrtare e partisë.

Po ashtu, në vitin 2016, LV e konsideronte pushtet policor qeverinë e Isa Mustafës kur kishte arrestuar Dardan Molliqajn, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

“Nuk ka dhunë që mund ta ndalë frontin e gjerë shoqëror të rezistencës që është ngritur kundër këtij regjimi. Lëvizja Vetëvendosje kërkon lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt dhe të të gjithë aktivistëve të tjerë që po mbahen të burgosur për shkak se kanë qenë në ballë të këtij fronti”, ishte thënë në komunikatën e LV-së të datës 18 shkurt 2016.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fotografia e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës është ekspozuar bashkë…