I ka mbuluar myku dhe lagështia, banesat e Brad Pitt për familjet në nevojë janë të pabanueshme

02 shkurt 2022 | 14:51

Vetëm 6 nga 109 banesat që ka ndërtuar Brad Pitt për familjet e varfra në Nju Orlins, pas shkatërrimit që shkaktoi uragani Katrina në vitin 2005, janë të banueshme sot.

Sipas “Daily Mail”, shumica e shtëpive, që u ndërtuan për 26,8 milionë dollarë nëpërmjet “Make It Right Foundation”, janë mbuluar nga myku, insektet dhe lagështia.

Dy prej tyre janë rrëzuar për shkak të problemeve të rënda, ndërkohë që komuna do të marrë në dorë banesat e tjera, pasi i konsideron “të rrezikshme për sigurinë e njerëzve”.

Shumë banesa janë bosh 20 vite pas katastrofës natyrore, ndërsa ato të banuarat kanë dëmtime në çati dhe probleme me sistemin hidraulik.

Disa prej banorëve kanë paditur fondacionin e aktorit Brad Pitt, që tashmë ka ndërprerë edhe asistencën për ta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës i ka emëruar bordet drejtuese të Trepça…