Presidenti i UEFA-s zbarkon në Tiranë, takime me Ramën dhe Dukën

02 shkurt 2022 | 15:16

Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin do të mbërrijë ditën e enjte për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Kreu i qeverisë së futbollit evropian do të zhvillojë një takim në ora 15:00 me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të pritet në takim nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Në dy takimet pritet të diskutohet për problematikat e incidenteve të fundit lidhur me procesin zgjedhor të FSHF-së dhe gjithashtu në lidhje me organizimin e finales historike të UEFA Europa Conference League në stadiumin “Air Albania” më 25 maj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Mjedisit, Planifikimit…