ShBA-ja rrit numrin e trupave në lindje të Evropës

02 shkurt 2022 | 16:28

Presidenti amerikan, Joe Biden do të dërgojë rreth 2 000 trupa ushtarake në Evropë këtë javë, pas rritjes së shqetësimeve për pushtim rus në Ukrainë, kanë thënë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

Bideni ka marrë vendim për të mbështetur aleatët evropianë, ka raportuar “Wall Street Journal”.

Rreth 2 000 trupa amerikane do të nisen nga Shtetet e Bashkuara në Poloni dhe Gjermani dhe rreth 1 000 do të barten nga Gjermania në Rumani, ka raportuar “Wall Street Journal”.

Pentagoni ka sugjeruar këtë javë se lëvizjet e trupave mund të kryen brenda Evropës.

Tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë janë rritur prej pozicionimit të mbi 100 mijë trupave ruse afër kufirit me Ukrainën

Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar një kërkesë kyçe të Moskës që NATO-ja të mos pranojë Ukrainën – mirëpo kanë insistuar se po i ofrojnë Rusisë “një rrugë diplomatike serioze”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka akuzuar Perëndimin se po injoron shqetësimet e Rusisë për çështje të sigurisë, raporton “Rel”.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja janë përgjigjur duke thënë se Ukraina ka të drejtë të zgjedhë aleatët e vet, mirëpo i kanë ofruar Rusisë mundësinë e negocimit rreth raketave dhe çështjeve tjera.

Nëse Rusia pushton Ukrainën, kjo nuk do të ishte hera e parë. Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014.

Ky vend po ashtu mbështet rebelët në konfliktet në rajonet lindore të Ukrainës, në të cilat kanë vdekur rreth 14 000 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stormi ka mbushur 4 vjeç. Për të uruar të bijën,…