Sot, më 02.02.2022, u kurorëzuan 28 çifte në Vushtrri

02 shkurt 2022 | 23:18

Sot në komunën e Vushtrrisë 28 çifte i dhanë fund beqarisë.

Ata zgjodhën këtë datë të veçantë 02.02.2022 për ta bërë kurorëzimin.

Lajmin e bëri të ditur drejtoresha e Administratës Hava Rruka-Mlinaku.

“02.02.2022, datë shumë e veçantë të cilet e shfrytëzuan 28 çifte nga Vushtrria për ta kurorëzuar dashurinë e tyre duke thyer keshtu rekordin e vitit 2020!

Zyrtarja Suzana Sejdiu bëri një punë të mrekullueshme, të palodhshme dhe me plot përgjegjesi! Drejtoria e Administratës, i uron të gjitha çiftet dhe ju deshiron shëndet, dashuri dhe gjithë të mirat në jetën e tyre të re familjare!”.

https://www.facebook.com/100002749265128/posts/4330582070376726/?d=n

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prova të tjera kanë dalë në dritë se si Rusia…