Lala: Duka si Hoenes, për sa kohë që ka energji duhet të vazhdojë

03 shkurt 2022 | 11:08

Altin Lala ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Sport Magazine” në “Ora News”. Legjenda e Kombëtares Shqiptare është shprehur se politika duhet të qëndrojë larg zgjedhjeve në FSHF dhe se ky diskutim në një vend të zhvilluar, as nuk çohet ndërmend. Gjithashtu Lala theksoi se vitet në postin e FSHF, nuk i ulin më tepër pikët Armand Dukës, përkundrazi, vitet e fundit po flasin në favorin e tij me arritjet e futbollit shqiptar.

“Sa herë ka zgjedhje në Shqipëri, ka edhe problematika, si në zgjedhje vendore dhe ato të FSHF. Nuk lë shije të mirë te futbolli. Në vendet e zhvilluara nuk ka lidhje fare politika dhe futbolli. Është inekzistente politika në futboll. Futbollin e ndjekin shumë njerëz, e shohin shumë dhe prandaj duan të përzihen edhe politikanët. Nuk është fare legjitime. Politikanët kanë shumë punë të tjera përpara se të merren me sportin. Futbolli ka ecur shumë mirë. Armand Duka është menaxhues shumë i mirë në tërësi, duhet të jesh ekonomist dhe menaxher i mirë. Dikush mund të thotë se ka vite aty në post, por nga ana tjetër ka bërë edhe punë të mirë. Kush do ia merrte mendja para 5 vitesh që do zhvillohej një finale në Shqipëri?”, ka thënë Lala.

“Kjo është arritje e madhe për Shqipërinë. Politika duhet të shtyjë përpara për futbollin. Shpresoj se ardhja e Ceferin do të jap zgjidhje. Për sa kohë ka Duka ka energji dhe po vazhdon që të bëj mirë, atëherë pse jo që të vazhdojë. Për shembull te Bayern Munchen është edhe Hoenes, një nga menaxherët më të mirë të futbollit. Ka qenë aty për 40 vite, e dërgoi shumë lart Bayernin. Nuk dua të bëj krahasim, por paralelizëm ka në këtë pjesë”, ka deklaruar Lala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu është…