Afaristi Nazmi Viqa nderohet nga ‘Helfer-Geneva” për kontributin e dhënë në diasporë

04 shkurt 2022 | 15:56

Pronari i kompanisë “HELFER- Geneva”, Kushtrim Musliu ka nderuar me orë të veçantë Nazmi Viqa, pronar i kompanisë “AWR ABBRUCH Gmbh” në Gjermani për kontributin e dhënë në promovimin e Kosovës dhe për përmirësimin e imazhit të Kosovës, jo vetëm në Gjermani, por edhe në mbarë Evropën.

“Viqa në kompaninë e tij ka të punësuar rreth 350 persona, kompani e cila është një brand që prezanton në mënyrë të denjë Kosovën dhe ndërmarrësinë vendore. Kontributi i z.Viqa ka ardhur në shprehje edhe në Unionin e Bizneseve të Diasporës dhe kontributin ekonomik dhe social që ka dhënë për Kosovën”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Safet Gerxhaliu.

“HELFER Geneva” është në pronësi të Kushtrim Musliut i cili posedon brandin e orëve të veta të njohura në mbarë botën dhe të prezantuara nga yje të sportit dhe artit.

Vlen të theksohet se orët “HELFER Geneva” promovohen në mbarë botën nga aktori i njohur Jean Cloud Van Dam.

Në fjalën e tij Viqa ka falënderuar për këtë çmim Musliun, për të cilin u shpreh se ky do të jetë një motiv shtesë për të kontribuar edhe më tepër për imazhin e Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër ish-ministrit të…