Caktohet ora e ndeshjes Zvicër – Kosovë

04 shkurt 2022 | 17:33

Kombëtarja e Kosovës në futboll me 29 mars do ta ketë një ndeshje tejet të rëndësishme, shkruan Demokracia.com.

“Dardanët” do të përballën në një miqësore luksi me Përfaqësuesen e Zvicrës.

Mediat zvicerane tashmë gjithçka kanë bërë zyrtare dhe është caktuar edhe ora e ndeshje.

Takimi do të luhet në stadiumin e Cyrihut nga ora 18:00, derisa ekipi i Kosovës në këtë takim do të drejtohet nga trajneri i ri, pra nuk do të jetë tekniku Primozh Gliha që  Kosovën e udhëhoqi në sfidën e fundit ndaj Greqisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka…