Të enjten shorti për çerekfinalen e Kupës

07 shkurt 2022 | 14:07

Të shtunën dhe të dielën janë zhvilluar ndeshjet e Kupës në futboll ku janë përcaktuar skuadrat çerek finaliste.

Shorti për këtë rreth sipas Federatës së Futbollit të Kosovës do të mbahet të enjten, raporton “Epoka e re”.

“Komisioni i Garave ka vendosur që shorti për rrethin e çerekfinales së Kupës së Kosovës të mbahet të enjten (më 10 shkurt). Tërheqja e shortit bëhet në selinë e FFK-së, në orën 13:00. Në këtë rreth të garave do të marrin pjesë tetë skuadra”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqiptarët po e përdorin gjithmonë e më shumë internetin, ndërsa…