Daku transferohet te Mura

07 shkurt 2022 | 13:49

Futbollisti Mirlind Daku është larguar nga skuadra e Osijekut dhe ka kaluar te Mura në Slloveni. Kalimi i ish-sulmuesit të Ballkanit në klubi slloven është në formë huazimi për gjashtë muaj.

“Mirlind Daku është lojtar i ri i Muras. Sulmuesi nga Kosova do jetë huazim deri në fund të sezonit. Këtë vit ka zhvilluar 12 paraqitje për Osijek, duke shënuar tre herë. Ka kontribuar me një gol në tri ndeshje në kupë”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Murës.

Ndërkohë, edhe nënpresidenti i Muras, Denis Rajbar ka lavdëruar lartën yllin e Kosovës. “Mirlind Daku është futbollisti që kemi ndjekur që një kohë të gjatë. Numrat, sidomos në kampionatin e Kosovës, flasin vetë. Është sulmues që është mësuar të shënojë gola. Besoj që do na ndihmojë në sulm dhe të marrim rezultatet më të mira të mundshme”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, i cili më parë…