Paralajmërimi i IKSHPK-së: Omicroni po përhapet me intensitet të lartë

07 shkurt 2022 | 14:52

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një komunikatë për media ka theksuar se varianti Omicron po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë, me shtim të hospitalizimeve dhe rasteve fatale.

Sipas IKSHPK-së, varianti dominues Omicron në qarkullim që po rëndon gjithnjë e më tepër situatën epidemiologjike dhe mund të ngarkojë institucionet shëndetësore në ditët në vijim me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve.

“Virusi është kudo andaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shmangni udhtimet, qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura. IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”.

“Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Na ndihmoni që të ju ndihmojmë! Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së Covid-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”, ka njoftuar IKSHPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo ka një makinë të re dhe një me…