Tetë të vdekur dhe 754 raste të reja me Covid në Kosovë

07 shkurt 2022 | 15:01

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 3.879 testime, 754 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar edhe 3.900 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 191.408.

Në total numri i rasteve aktive është 23.823.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës gjatë vitit 2021 janë…