Apeli e refuzon si të pabazuar ankesën e prokurorisë në rastin e Liburn Aliut dhe të tjerëve

07 shkurt 2022 | 15:34

Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka vendosur që të refuzoj si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ndërsa është vërtetuar aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, PKR.nr.773/2020, i datës 23.08.2021.

Me aktvendimin e lartcekur të Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë aprovuar kërkesat për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave të paraqitura nga ana e mbrojtësve të të pandehurve dhe ndaj të pandehurve L.A., A.O., Z.R., N.K., B.U. dhe M.B.P., është hedhur aktakuza dhe është pushuar procedura penale.

Bëhëtë fjalë për rastin e të akuzuarve Liburn Aliun, Ardian Olluri, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka, Mimoza Berisha Prestreshi si dhe Zejnulla Rexhepi.

Sipas Apelit, të pandehurit L.A., A.O., Z.R., N.K., B.U. dhe M.B.P. kanë qenë të akuzuar për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit, nga neni 422, paragrafi 1. lidhur me nenin 31 të KPRK, kurse të pandehurit A.O., B.U. dhe M.B.P., edhe për shkak të veprës penale mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore, nga neni 402, paragrafi 2. lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të KPRK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të sezonit auditues 2021/2022, Zyra Kombëtare e Auditimit…