Bottas: Te Mercedesi e kisha ‘thikën në fyt’

07 shkurt 2022 | 15:46

Pas pesë vitesh dominim në pistat e Formula 1, dyshja e Mercedesit e përbërë nga Lewis Hamilton e Valtteri Bottas është shpërbërë, pasi piloti finlandez do të garojë me Alfa Romeo Racing sezonin e ri.

Në një intervistë për mediat, Bottas ka rrëfyer aventurë e tij te makina kampione e Formula 1.

“Te Mercedes nuk ishte e lehtë të garoje, pasi aty duhet gjithnjë maksimumi, fitorja, podium, titulli. Ndaj, aty ishte sikur të garoje me thikën të vendosur në fut dhe kjo nuk të lejon të arsyetosh ashtu si duhet në pistë”, është shprehur Bottas.

“Para se të shkoja te Mercedes e dija që kishte pasur probleme mes Hamilton e Rosberg. Kur Rosberg vendosi të largohej nga Mercedes nuk e kisha kuptuar atë vendim që mori pasi ishte shpallur kampion. Ndërsa sot e kuptoj falë përvojës time te Mercedes”, ka shtuar Bottas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një moment krenarie që Sadio Mane nuk do të harrojë…