Orari i plotë i Final 8 Kupës së Kosovës

07 shkurt 2022 | 17:02

Final 8 Kupa e Kosovës për nder të Agim Llukës, pritet të një spektakël i madh i basketbollit. Tetë skuadrat e elitës, katër më të mirat e elitës së femrave dhe katër të Ligës së Parë do të garojnë për trofetë e çmuar.

Fillimisht do të zhvillohet dueli mes Prishtinës dhe Trepçës, në konkurrencën e femrave. Ky është takimi i vetëm që zhvillohet në Prishtinë.

Spektakli fillon të mërkurën në Pejë, ku organizohet Final 8.

Dueli i parë zhvillohet ndërmjet Penzës dhe Bashkimit te femrat, ku të dy skuadrat duan të kualifikohen në finalen e madhe.

Më pas është radha e meshkujve. Në çerekfinalen e parë përballen Rahoveci dhe Trepça. Mitrovicasit janë favoritë, por Vreshtarët me përforcimet e fundit kanë rritur synimet dhe shpresojnë të kualifikohen në gjysmëfinale.

Ceremonia hapëse do të zhvillohet të mërkurën nga ora 19:20, ku do të ketë shumë befasi për tifozët dhe teleshikuesit.

Peja-Sigal Prishtina është një super duel mes skuadrave më të trofeshme në Kosovë. Rivalët e vjetër pritet të sjellën spektakël të basketbollit.

Ndërkohë, kampioni Golden Eagle Ylli ka fat që ndeshet me Dritën, që nuk di për fitore në këtë edicion, kurse dueli i fundit çerekfinal është mes skuadrave prizrenase, Prizreni 16 dhe Bashkimi. Të premten zhvillohen gjysmëfinalet, ndërsa e diela është e rezervuar për finalet: Finalja e Kupës së Ligës së Parë, Finalja e Femrave dhe Finalja e Meshkujve.

Orari
E martë
13:00 Prishtina-Trepça (ndeshja zhvillohet në Prishtinë)

FINAL 8 NË PEJË

E mërkurë

14:00 Penza – Bashkimi
17:00 Grupi B: Trepça – Rahoveci
19:20 Hapja solemne
20:00 Grupi C: Peja – Sigal Prishtina

E enjte

14:00 Istogu – Vëllaznimi (Liga e Parë)
17:00 Grupi A: Golden Eagle Ylli – Drita
20:00 Grupi D: Prizreni 16 – Bashkimi

E premte

14:00 NEË Basket – Vushtrria (Liga e Parë)
17:00 Gjysmëfinalja e parë (Fituesit e grupit B-C)
20:00 Gjysmëfinalja e dytë (Fituesit e grupit A-D)

E diel

12:00 Finalja e Kupës së Ligë së Parë
15:00 Finalja e Femrave
18:00 Finalja e Meshkujve

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KRU “Hidrodrini” reagoi pasi siç tha mësoi nga mediat se…