Durmishi: Kompanitë e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e borës

07 shkurt 2022 | 18:31

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës bën të ditur se të gjitha kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve kanë dalë sot në terren, për shkak të kushteve atmosferike.

Këtë e bëri të ditur zëvendësministri i MMPHI-së, Hysen Durmishi, me anë të një postimi në llogarinë e vet në rrjetin social “Facebook”.

“Me të filluar reshjet e borës në vendin tonë, kompanitë e mirëmbajtjes verore dhe dimërore, të kontraktuara nga MMPHI, kanë dalë në terren për pastrimin e borës në rrugët regjionale, nacionale dhe autoudhë”.

“Ju lutemi që përgjatë kësaj kohe të vozisni me kujdes të shtuar”, ka shkruar zëvendësministri i MMPHI-së, Hysen Durmishi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikani nga Mitrovica, Xhafer Deva, ka marrë vëmendje tash, gati…