Limaj: Vokrri ka qenë frymëzim për shumë gjenerata në vitet e ’80-ta

09 qershor 2018 | 12:54

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se lajmi për vdekjen e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës është i rënd.

Sipas Limajt, Fadil Vokrri ka qenë frymëzim për shumë gjenerata në vitet e 80-ta.

“Vokrri ka qenë frymëzim për shumë gjenerata në vitet e 80-ta. Kontributi i tij në pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA ishte vendimtar. Fadilin pata rastin ta takoja 10 ditë më parë në prag të ndeshjes Kosovë-Shqipëri. Si gjithmonë pozitiv e i përkushtuar për ta ngritur futbollin e Kosovës sa më lart. Ngushëllime më të sinqerta familjes Vokrri, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës! U prehsh në paqe”, ka shtuar Limaj.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi nëpërmjet një…