Ja sa do të rritën faturat e rrymës nga nesër

08 shkurt 2022 | 11:58

Kryetari i ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, ka sqaruar tarifat e reja që u miratuan për rrymën në këtë institucion. “Deri në 800 nuk ka rritje, do të përfitojnë njëqind për qind e konsumatorëve. Të gjithë konsumatorët edhe ata që konsumojnë mbi 800, bllokun në 800 do të faturohen pa rritje, mbi 800 do të faturohen me tarifën e natës ose tarifën e ulët rreth 6 cent dhe tarifën e lartë ose të ditës që është 12 cent”, ka thënë ai.

Tutje Fejzullahu ka shtuar se nëse kemi zhvendosje të konsumit në raport ditë-natë, do të kemi zhvendosje të të hyrave ose kostove veç e veç. “Ata që konsumojnë përshembull deri në 1000 kv, do të ketë rritje për 10 euro gjatë muajve në vijim, mesatarisht. Varet edhe prej konsumimit. Mirëpo ne kemi theksu se varet prej konsumatorit se sa është fatura në raport me rrymën që shfrytëzojnë. 60 për qind e konsumit është gjatë ditës dhe rreth 40 për qind gjatë natës. Nëse kemi zhvendosje të konsumit në raport ditë-natë, do të kemi zhvendosje të të hyrave ose kostove veç e veç. Ka konsumatorë që e kanë edhe 50-50, varet se qysh kanë mundësi. Vendimi hyn në fuqi prej nesër, konsumatorët deri në këtë datë, do të faturohen me tarifat ekzistuese. Prej 9 shkurtit do të faturohen me tarifat e reja. Këto mbesin deri më 31 mars 2023”, ka thënë Fejzullahu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje i kishte propozuar Zyrës së…