AGK-ja dënon sulmet e bashkëshortit të presidentes Osmani ndaj gazetarëve

09 shkurt 2022 | 10:17

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me gjuhën denigruese që Zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, ka përdorur ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë duke i quajtur ato “ndërmarrje të përbashkëta kriminale”.

“Kur përfaqësuesit e Ndërmarrjeve të Përbashkëta kriminale, ‘gazetarët’ e parapolitikës, e persona të përfshirë në reket e në keqpërdorime milionëshe, moralizojnë. Janë këta moralizues e shpifës të cilët paguanin një natë akomodim me Nju Jork $1.200 në Hotel Interconntinental Manhattan, e mëngjesin e paguanin $50 për person (drekat e darkat iu shkonin deri ne mijëra dollarë)”, ka shkruar Sadriu të martën vonë në “Facebook” dhe pas disa orësh e ka fshirë postimin.

AGK-ja ka theksuar se akuzat dhe sulmet që vijnë nga bashkëshorti i presidentes, që gjithashtu mban post shtetëror në MPJ shton pasigurinë e gazetarëve në Kosovë.

“Po ashtu, në ditët e fundit edhe gjuha e zëdhënësve dhe eksponentëve të tjerë të partisë në pushtet në raport me mediat ka qenë e papranueshme dhe paraqet presion direkt në punën e tyre”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-gjenerali i ushtrisë serbe Bozhidar Deliq, ndaj të cilit në…