Inzaghi: Fitore e rëndësishme ndaj Romës, tani presim Napolin dhe Liverpoolin

09 shkurt 2022 | 11:45

Interi mposhti Romën (2-0) në çerekfinale të Kupës së Italisë dhe ka siguruar kalimin në gjysmëfinale.

Trajneri Simone Inzaghi ka thënë se fitorja ishte e rëndësishme për skuadrën ndaj një kundërshtari të fortë, derisa tash fokusi duhet të jetë në ndeshjen ndaj Napolit dhe Liverpoolit.

“Djemtë ishin shumë mirë. Nuk ishte një ndeshje e lehtë, Roma ka një ekip cilësor me një skuadër të shkëlqyer. Ne e mbajtëm mirë fushën dhe e merituam gjysmëfinalen. E përgëzova ekipin, ata ishin të mirë në organizimin e një ndeshjeje personaliteti në vetëm dy ditë e gjysmë pas derbit. U mërzitëm për dëmtimin e Bastonit, shpresojmë mos të mungojë për një kohë të gjatë pasi për ne ai është një shtyllë e mbrojtjes. Perisiq bëri një lojë fantastike, ai gjithmonë ka qenë në këtë formë. Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin tonë pasi të gjithë e kemi parë se si e menaxhon krahun e tij të majtë”, ka thënë Inzaghi.

“Duhet të menaxhojmë anën tonë psikologjike dhe pak atë fizike, kemi ndeshje shumë të rëndësishme këtë muaj. Milan dhe Roma luajtën me ne, tani kemi Napolin dhe Liverpoolin, kalendar i ngjeshur për ne”, ka shtuar Inzaghi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë ishte nata e plotësimit të dëshirave në ‘’Big Brother…