Albin Kurti dhe qeveria e tij kanë për të dalë e keqja e këtij vendi

09 shkurt 2022 | 11:59

Kryetari i AAK-së, deputeti, Ramush Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti dhe qeveria e tij kanë për të dalë e keqja e këtij vendi.

Në fjalën e tij në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet për tarifat e reja të energjisë elektrike, ka thënë se kjo qeveri po krijon dëm edhe sa i përket investimeve amerikane në vendin tonë, raporton “Epoka e re”.

“A ka dëm më të madh që qeveria e sotme dhe partia që udhëheq me dalë kundër investimeve amerikane”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka akuzuar këtë qeveri se po krijon fonde të zeza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Ilir Meta e ka mbyllur konferencën këtë të mërkurë…