Haradinaj, LV-së: Keni thënë si të shkon UÇK-ja, vjen liberalizimi, ku është liberalizimi i vizave?

09 shkurt 2022 | 12:13

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka folur në seancën e Kuvendit të Kosovës për shtrenjtimin e rrymës.

Ai ka thënë se ndonëse qeveria ka konstatuar të kundërtën, humbës të mëdhenj në këtë situatë do të jenë sipërmarrësit.

“Sot ia vlen më ia bërë një kërkesë qeverisë që ta shfuqizojë këtë vendim të ZRrE-së për një kohë të pacaktuar. Shumë po mendoni se kanë shpëtuar sipërmarrësit nga rritja e çmimit. Kur hyn në fuqi liberalizimi i tregut, ata kanë me pësuar shumë keq sepse nuk ka shumë operatorë në treg”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Kurti po ankohet tek përkrahësit e tij se “po shpërthejnë minat e kurdisura nga qeveritë e kaluara”.

“Jo veç për faktin që i keni marrë 50 për qind. Është e vërtetë që opozita i ka disa të drejta edhe kur ka më pak përqindje. Qeveria Kurti është mashtrim dhe nuk pres ta pranoni, mirëpo ju jap disa argumente. Në vazhdimësi e dëgjojmë Kurtin duke thanë përkrahësve të vet që po me shpërthejnë minat e kurdisura të qeverive të kaluara. A e dini se çka do të thotë kjo: Si një komandant që i thotë ushtrisë së vet po e mbysim veten me këto mina që na i kanë lanë këto para nesh”, ka thënë Haradinaj.

Më tutje, Haradinaj ka hedhur dyshime se Vetëvendosje është duke krijuar fonde të zeza.

“Për shembull, ky e ka dit kush ka qeveris me Kosovën që 20 vjet dhe e ka bë analizën dhe njëra prej tyre ka qenë gjendja me energji. Ku janë ato analiza sot? Ku janë ata njerëz që i kanë bërë analizat atëherë? 100 milionë pare të Kosovës shkuan në subvencion. Nëse kanë shkuar 100 milionë, pse po ngritët çmimi? Pse ky kryeministër nuk po duron deri në vjeshtë, deri në dimër tjetër? Unë po ju pyes mos jeni tu krijuar fonde të zeza. Ju jeni ka çoni pare të ata që shesin e blejnë energji. Ne e kemi dëgjuar këtë (fonde të zeza) nga ju”.

“Ju keni thënë se si të hiqet UÇK-ja kanë me na e dhënë liberalizimin. Ku është liberalizimi?  Ku jeni? Çfarë ju tha ambasadorja e Francës?”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reagim i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Tiranë,…